TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2024, 18:34

“PS-PD, e kanë mbyllur epokën e tyre”, Kadilli: Qytetarët ta braktisin politikën e vjetër

Shkruar nga Pamfleti

“PS-PD, e kanë mbyllur epokën e tyre”, Kadilli:

Ish-kandidati për Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, tha se dy forcat e mëdha politike në vend, PD dhe PS, e kanë mbyllur misionin e tyre, madje e kanë braktisur atë.

I ftuar në Report TV, ai hedh idenë që qytetarët të mbështesin reformimet totale të këtyre dy forcave, ose një të tretë, pasi dy emrat Sali Berisha dhe Edi Rama nuk kanë çfarë t’i japin më vendit dhe politikës.

Forcat e mëdha kanë treguar se kanë braktisur misionin e tyre, si PS-ja e Edi Ramës, ashtu dhe PD-ja e Sali Berishës. 11 Maji do e tregojë këtë fakt. Ndaj unë bëj detyrën time, mund të duket e hidhur, vazhdoj misionin tim, dhe bëj apel që shqiptarët të braktisin politikën e vjetër. Presioni i shoqërisë detyron partitë tradicionale të reformohen, ose të vijë një forcë tjetër. Por nëse ulen në gjunjë para Berishës, atëherë ajo do zvogëlohet, do rrudhet. Sa kohë që ata janë berishistë, tkurren dhe shkojnë drejt zvogëlimit. Zgjidhja është të shohin jo se kush, por çfarë bën individi që është në krye. Ndaj demokratët duhet të gjejnë rrugë më të mirë, qeverisje më të mirë për të rrëzuar Edi Ramën. Mos të shohin emrin, por çfarë bëjnë, a janë të besueshëm, a kanë të lidhur sjelljen, fjalimet me fytyrën”, u shpreh Kadilli.

Ai nuk shpreh besim të plotë të forcat e reja politike, për faktin se ato nuk kanë forcën që të bashkohen, të bëhen një në bllok, pasi liderët e tyre duan të jenë të parët. Por apelon se shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin.

Partitë e reja janë amatore, ato nuk bashkohen se liderët e tyre duan që të jenë të parët. Ka ardhur koha për ndryshim, dy partitë e mëdha e kanë mbaruar misionin. Kam bindjen dhe kjo dhe më ka bërë që të jem krenar në politikë, nuk kam thënë gjë kurrë që më pas e kam ndryshuar, e kam bërë hasha apo e kam mohuar, atë qË them, unë e besoj. Rëndësi ka jo kush e thotë, Kadilli apo ndonjë tjetër, por që gjithçka të ndryshojë. Ndaj unë u propozoj shqiptarëve se çfarë të bëjnë dhe apeloj që të bëjnë presion tek forcat e mëdha për reformim dhe ndryshim”, u shpreh ish-deputeti.

Lini një Përgjigje