Viti 2024 në Shqipëri u shoqërua nga ngjarje të shumta politike, si pasojë e hetimeve në disa drejtime të ndërmarra nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.
Më poshtë do t'ju rendisim përmes fotove ngjarjet kryesore të vitit 2024 nga Janari deri në Dhjetor që pothuajse të gjitha kanë emërues të përbashkët: SPAK.
Janari
Ish kryeministri Sali Berisha duke dalë nga makina për të hyrë në ambientet e SPAK. Foto: LSA

Shkurt
Sekretari i Shtetit i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Anthony Blinken viziton Tiranën dhe flet për mediat në një konference te përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Foto: LSA

Mars
Familjare të viktimave të tragjedisë së Gërdecit duke zhvilluar homazhe ne memorialin e ngritur për 26 personat që humben jetën atë ditë. Foto: LSA

Deputeti i PD, Flamur Noka përplaset me një anëtar të gardës se republikës gjate një seance parlamentare. Foto: LSA

Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia i dhanë fund martesës së tyre 8-vjeçare

Prill
Kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta, shpall divorcin me Monika Kryemadhin Foto: LSA

Këshilltari bashkiak, Tedi Blushi përplaset me policinë, ndërsa përpiqet te futet ne bashki për të mbajtur një mbledhje urgjente me kryebashkiakun Veliaj, gjatë një proteste. Foto: LSA

Maj
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë se Madhe, David Cameron pas një konference të përbashkët, me rastin e vizitës se Cameron ne Tirane. Cameron dhe Rama kanë folur për emigracionin e paligjshëm, raportet dy paleshe mes dy shteteve. Foto: LSA

Qershor
Rithemelimi merr vulën e PD; Deputetët Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Luan Baçi duke mbajtur dy gishta pasi dalin nga Gjykata e Apelit, pasi kjo e fundit ka vendosur se vula e Partisë Demokratike t’i rikthehet grupimit qe mbështet ish kryeministrin Sali Berisha, Rithemelimi. Foto: LSA

Rama dhe Meloni në Gjadër– Kryeministri Shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja Italiane, Georgia Meloni para një konference për shtyp në ambientet e një qendre pritjeje për emigrantet në Shëngjin, afër Lezhës. Foto: LSA

Korrik
Forca policore qëndrojnë para kryeministrisë në Tiranë, ndërsa një molotov shpërthen pas tyre, gjate një proteste te thirrur nga opozita. Protesta u njoftua para disa javësh, kur Gjykata e Apelit i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Qëllimi i opozitës për këtë protestë është krijimi i një qeverie teknike. Foto: LSA

Homazhet për Ismail Kadare – Në korrik u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Ceremonia e lamtumirës u organizuar ne ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletit. Foto: LSA

Gusht
Forca policore duke qëndruar në afërsi të kutive te votave, në një qendër numërimi në Himarë. Qytetaret zgjodhën Vangjel Tavon e PS për kryebashkiak përballë Petro Gjikuria (koalicioni Bashkë Fitojmë). Foto: LSA

Jonida Proga, familjare të tjerë të Egli Progës, duke mbajtur një banderolë gjate një proteste në sheshin Skënderbej në homazh të Egli Progës, i cili u rrah për vdekje në qytetin e Pogradecit. Foto: LSA

Një burrë duke pire ujë ndërsa qëndron me familjen ne sheshin Skënderbej. Pas disa ditëve me reshje, temperaturat janë rritur përsëri duke arritur deri në 38 grade celcius. Foto: LSA

Shtator
Deputetët e opozitës djegin karriget e Kuvendit– Karriget e sallës parlamentare digjen para ndërteses se parlamentit, pas një seance parlamentare. Gjate seancës, deputetet e opozitës kanë krijuar tension pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji dhe ne proteste kane djegur karriget jashtë parlamentit Foto: LSA

Deputeti Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg ; Deputeti Ervin Salianji, duke hyrë në ambientet e drejtorisë se policisë së Tiranës, ndërsa përshëndet mbështetësit e PD. Pas vendimit të Gjykatës se Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg ne lidhje me çështjen Babale, Salianji u vetëdorëzua ne polici. Foto: LSA

Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 44-vjeçare. Foto: LSA

Tetor
Ilir Meta arrestohet – Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua në hyrje të Tiranës dhe më pas u shoqërua nga disa oficere policie drejt makinës së policisë. Ish presidenti Ilir Meta akuzohet per korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe u arrestua me date 20 tetor. Foto: LSA

Tensione në seance parlametare – Deputetja Elda Hoti dhe një anëtar i Gardës në një moment tension pasi demokratja ka hedhur një lëndë të lëngshme në parlament gjate një seance parlamentare. Foto: LSA

Shqipëria hap bisedimet për anëtarësim në BE: Në mes të tetorit, Shqipëria u ul në tryezën e bisedimeve për grup-kapitujt e parë. Për kryeministrin Rama, ky moment “shënoi një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët drejt ribashkimit tërësor europian”.

Nëntor
Sali Berisha del nga arresti i shtëpisë; Kryetari i PD Sali Berisha fiton sërish lirinë teksa gjykata vendos të heqë masën e arrestit në shtëpi. Berisha ecën për të hyrë në selinë e PD. Pas 331 ditësh izolim, në kuadër të masës së sigurisë arrest shtëpie, Gjykatësja e GJKKO, Flojera Davidhi vendosi të revokoje masën e sigurisë. Ish-Kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion ne lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani Foto: LSA

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani
Lule dhe një fotografi e Martin Cani në derën e shkollës Fan Noli para një marshimi qytetarësh nga shkolla Fan Noli, për të përfunduar para Ministrisë se Arsimit dhe Sporteve për vrasjen e 14 vjecarit Martin Cani, nën moton prindërit ne protestë për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve. Cani u vra nga 2 bashkëmoshataret e tij, ndërsa qytetaret kanë kërkuar sensibilizim te institucioneve dhe shoqërisë. Foto: LSA

Ish ministri Ilir Beqja me pranga në Komision Hetimor
Ish ministri Ilir Beqja, ndërsa fsheh prangat me xhup, duke dale nga furgoni i policisë për te hyre ne ambientet e komisionit hetimor te parlamentit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik te Check-Up ne Shëndetësi. Foto: LSA

Dhjetor
Veliaj në SPAK – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet nga SPAK/ Foto: LSA

Rishfaqja e Parashqevi Simakut
Sipërmarrësi Elton Ilirjani i përulet këngëtares së madhe shqiptare, Parashqevi Simaku pasi e gjeti si të pastrehë në një stacion treni të Nju Jorkut./ Pamfleti

Lini një Përgjigje