TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2024, 19:04

Kryeministri Rama uron shqiptarët për festën e Vitit të Ri! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Rama uron shqiptarët për festën e Vitit të Ri!

Kryeministri Edi Rama, ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri. Me anë të një videomesazhi të postuar në rrejtin social "Facebook" Rama uroi: "Një vit të ri në ngjitje, me shëndetin top për të gjithë shqiptarët". 

Kreu i qeverisë, gjithashtu theksoi se këtë vit që vjen dhe vitet e ardhshme shqipëria do të ngjitet lart e më lart, në arenën europiane. 

Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur. Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane. Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri. Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja. Gëzuar!”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje