TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 13:31

Vuçiç në SHBA për t’iu fshehur protestave që po djegin Serbinë; analistët: takim i pasigurt, i shtrenjtë dhe pa vlerë politike

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç në SHBA për t’iu fshehur protestave që
Vuçiç dhe Trump /

 

Sa ka paguar Aleksandar Vuçiç për të marrë pjesë në Konventën e Donald Trump?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vazhdon të luajë me kartën e propagandës dhe gënjeshtrës, duke tentuar të largojë vëmendjen nga zemërimi i popullit të tij që prej muajsh ka vërshuar në rrugët e Beogradit kundër regjimit.

Në një dalje propagandistike prej disa orësh në televizionin Informer, Vuçiç deklaroi se ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Komitetin Kombëtar Republikan në SHBA, në fillim të majit, duke u mburrur hapur se mund të takohet me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

“Mendoj se pas dy-tre ditësh do të kem mundësinë të flas me presidentin Trump”, tha Vuçiç, edhe pse pranoi vetë se asgjë nuk është e sigurt.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur më shumë se 300 mijë qytetarë kanë dalë në rrugë në protesta kundër korrupsionit, dhunës dhe autoritarizmit të regjimit të tij, i cili ka përdorur edhe mjete të dhunshme për të shtypur zemërimin popullor.

Ekspertët dhe analistët serbë, të pyetur nga gazeta Danas, shprehen qartë se tentativa e Vuçiç për të përdorur emrin e Trumpit është vetëm një shfaqje e radhës, pa asnjë ndikim real në zgjidhjen e krizës së thellë politike që po kalon Serbia.

“Vuçiç nuk po shkon në SHBA për politikë, por për propagandë të shtrenjtë”

Miljan Mladenoviç, analist politik në Beograd, e cilëson pjesëmarrjen e Vuçiç në Komitetin Republikan vetëm një manovër për t’u dukur i rëndësishëm.

“Nuk është çudi që Vuçiç është ftuar, sepse regjimi i tij ka pasur prej kohësh kontakte të mira me republikanët. Por ky takim, edhe nëse ndodh me Trumpin, nuk do të jetë zyrtar apo strategjik. Është vetëm një mundësi për selfie politike, aspak përfitim real për Serbinë,” thekson ai për Danas.

Ndërsa studiuesi Vuk Vuksanoviç nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë, deklaron se Vuçiç ka vënë prej kohësh bast mbi Trumpin, por kjo nuk ndryshon asgjë për protestat në Serbi.

“Vuçiç po luan me kartën e Trumpit për të përçarë raportin SHBA-BE dhe për të treguar forcë në skenën ndërkombëtare. Por protestat në rrugët e Beogradit janë një realitet që nuk mund të mbulohet me asnjë takim imagjinar apo të paguar shumë shtrenjtë në Amerikë. Këto protesta nuk do të heshtin as nga Trumpi e as nga Putini,” përfundon Vuksanoviç.

Në fund të fundit, tentativa e dëshpëruar e Vuçiç për t’u mburrur me “takime të mundshme” me liderë botërorë tregon se regjimi i tij po përjeton panik dhe dëshpërim nga vala e zemërimit që nuk e fsheh dot as me propagandë të shtrenjtë, as me gjysmë të vërteta të shitura në ekranet e tij të blera./Pamfleti

vuçiç shba analistët serbë

Lini një Përgjigje