TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2023, 16:53

“Vrasja nuk ka lidhje me PS-në”, Ngjela për ekzekutimin e biznesmenit në Lezhë: Nuk mund të flasim pa përfunduar hetimet  

Shkruar nga Pamfleti

“Vrasja nuk ka lidhje me PS-në”, Ngjela për ekzekutimin e

Avokati Spartak Ngjela duke analizuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, tha se vetëm pasi të bëhen hetimet dhe të zbulohet autori do të kuptohet nëse kjo vrasje ka qenë për gjakmarrje, për borxhe, konkurrencë apo për arsye politike.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, avokati tha se nuk e përjashton si pistë ekzekutimin për arsye politike, por shtoi se shanset që ekzekutimi të ketë ndodhur për këto arsye janë të pakta.

Sipas tij nëse është e vërtetë që viktima mbështeste opozitën, Partia Socialiste nuk mund të ketë qenë organizatorja e këtij, krimi pasi siç thotë avokat, ajo e ka të sigurt fitimin e zgjedhjeve.

Kjo është çështje hetimore, nuk është çështje politike. Pasi të shikojmë identitetin e autorit, atëherë do nxjerrim konkluzionin nëse është vrasje për hakmarrje, për problem ekonomik, për konkurrencë ekonomike dhe në fund fare vjen ajo që thoni ju. Vetëm në rast se kanë të dhëna. Ky ndihmonte Partinë Demokratike. Duhet të keni parasysh një gjë, nuk i bëjnë socialistët këto lloj goditjesh sepse i kanë të sigurta zgjedhjet. Nuk e kanë të nevojshme të kryejnë këto akte kështu që kjo është shumë e largët si mundësi”, tha Spartak Ngjela.

ngjela vrasja e biznesmenit lezhë

Lini një Përgjigje