TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2023, 14:55

Zgjedhjet e 14 majit, Spartak Ngjela: Nuk ka fushatë elektorale, pasi s'ka ide! 

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, Spartak Ngjela: Nuk ka fushatë elektorale, pasi

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar çeljen e fushatës elektorale dhe zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Ngjela tha se ‘nuk ka fushatë elektorale, pasi nuk ka ide’, teksa shtoi se Partia Socialiste po ironizon kundërshtarët politikë dhe sillet e ftohtë ndaj tyre.

Fushata elektorale është qetësuar, pasi është eliminuar retorikën goditëse ndaj kundërshtarit. Ka nxjerrë një foto që nuk është e moralit politik moral perëndimor. Nuk lejohet një gjë e tillë në Perëndim. Nuk ka konflikte retorike mes palëve ende. S’ka fushatë elektorale, siç ishte në periudhën e komunizmit. Fushatë ka kur nuk e ke të bindur fitoren.

E djathta ka marrë vetëm Shkodrën, nëse e humbet dhe atë është për faqe të zezë. Nuk besoj se do ketë aksese në qytete të tjera, pasi i përçau Berisha për interesin vetë. Ishte politikë provinciale, sepse donte të merrte partinë. Ata thanë që nëse Berisha merr PD, do shpallet non-grata në SHBA.

PS nuk po bëjnë fushatë, edhe në media që dalin, janë të ftohtë ndaj kundërshtarit. Edhe fotoja është me konotacion talljeje për kundërshtarin. S’ka ide e për rrjedhojë s’ka fushatë”, tha Ngjela.

 

 

 

 

 

spartak ngjela

Lini një Përgjigje