TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2025, 09:20

Vota e Diasporës, Topalli thirrje emigrantëve: Ju mund të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Vota e Diasporës, Topalli thirrje emigrantëve: Ju mund të

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli tha se sot nis një hap historik për shqiptarët jashtë vendit duke iu referuar votës së Diasporës.

Topalli iu bën thirrje të gjithë emigrantëve të votojnë, pasi kështu do të jenë faktori kyç për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë.

“Sot fillon një hap historik për shqiptarët jashtë vendit!”

Nga 11 Janar deri më 11 Maj, të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë mundësinë të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ky është një moment kyç për të gjithë ata që, edhe pse larg, mbajnë zemrën pranë atdheut.

Si mund të regjistroheni?

1. Hyni në platformën zyrtare të KQZ ose shkarkoni aplikacionin:

Shkarko këtu . https://apps.apple.com/.../komisioni-qendror.../id6448755948

2. Ngarkoni:

• Numrin tuaj personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen.

• Një foto për të vërtetuar praninë tuaj.

• Një numër telefoni ose email për konfirmim.

Mos e lini shansin t’ju kalojë! Vota juaj është një akt dashurie për Shqipërinë – është mënyra më e mirë për të treguar se kujdeseni për fatin e vendit dhe për të ardhmen e tij. Ju mund te jeni faktori kyç për të ndryshuar Shqipërinë!

Për Shqipërinë që duam, për fëmijët tanë, për shpresën e një të nesërme më të mirë – regjistrohuni dhe votoni!”, shkruan Topalli.

Lini një Përgjigje