TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2025, 21:26

SPAK nxori të "larë" Olsi Ramën, reagon Bardhi: Vendim qesharak, prokurorët ndihen të kërcënuar nga kryeministri

Shkruar nga Pamfleti

SPAK nxori të "larë" Olsi Ramën, reagon Bardhi: Vendim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK për të mbyllur hetimet për vëllanë e kryeministrit Rama, Olsi Ramën, për dosjen “Xibraka”.

Bardhi thotë se Prokuroria e Posaçme nuk ka kryer asnjë hetim për të zbuluar lidhjet e Olsi Ramës dhe për të vërtetuar se vëllai i kryeministrit kishte lëvizur me makinën që hynte e dilte në Xibrakë.

Ai e cilësoi një vendim qesharak ndërsa thekson se prokurorët ndihen të kërcënuar dhe intimiduar përballë pushtetit të Ramës.

“Ndjej keqardhje që për shkak të presioneve prokurorët nuk tregohen profesionalë dhe janë qesharakë. Prokuroria nuk provoi që është e paanshme dhe e pandikuar politikisht.

Ky ishte thelbi qesharak i atij njoftimi të prokurorisë, të cilin e kam paralajmëruar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dyshimin e arsyeshëm se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka një përfshirje të mundshme në çështjen e laboratorit të Xibrakës. Më tej, thonte që ka dërguar dosjen që policia të bëjë përpjekje për të gjetur ato që fshehu para 10 vitesh. Prokuroria nuk ka hetuar fare. Ajo deklaron vetë se e ka të pamundur të identifikojë personat e përfshirë. Njoftimi se njëri prej tyre nuk është i përfshirë, por ne nuk e dimë se kush janë të tjerët, është fiks logjika që u përdor para 10 vitesh nga policia që na tha se kishte identifikuar moshën e personit, por nuk gjente dot emrin.

“I kuptoj prokurorët e SPAK-ut pasi ndihen të intimiduar nga pushteti i Edi Ramës, por nuk kanë asnjë arsye për t’u bërë qesharakë. Personalisht, e kisha të qartë pamundësinë e tyre për të ndëshkuar dikë që ka statusin e të pandëshkueshmit për shkak të pushtetit të vëllait”, tha Bardhi në rrjetet sociale.

Në një reagim për mediat, SPAK shprehet se pas hetimeve nuk ka gjetur asnjë provë që lidh Olsin me ngjarjen dhe për këtë arsye ka pezulluar hetimet, duke ja kaluar dosjen policisë. Më tej bën me dije se hetimet janë pezulluar dhe dosja i ka kaluar policisë për të zbuluar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje