
Deputeti Dashnor Sula ka folur lidhur me hetimet e SPAK ndaj politikës dhe ndikimin e kësaj situatë në zgjedhjet parlamentare.
Ai tha se i trembet ndërhyrjes së qeverisë në vota, si te ajo e qytetarëve brenda territorit dhe te e emigrantëve, pasi sikurse edhe më 2021, ai nuk do e lejojë rotacionin. Kurse për SPAK tha se ka frikë të hetojë Ramën, ndaj heton dhe akuzon Berishën, të cilin e quajti edhe “baba ideologjik”.
“Me bandat dhe krimin e organizuar dhe vjedhjen e votave, e dimë se Rama i fiton zgjedhjet, sepse e shohim edhe në rajon si në Serbi apo Turqi etj. Pra edhe Nano më 2005 edhe Berisha më 2013 po të donin nuk e lejonin rotacionin dhe mund t’i vidhnin zgjedhjet, kurse Rama nuk e lejoi më 2021, edhe pse vota nuk ishte për atë dhe ku u morën 8 mandate në tavolinë. Rama është në pakicë po nuk i vodhi zgjedhjet dhe po nuk përdori bandat dhe korrupsionin”, tha Sula për “Report Tv”.
Deputeti shprehet se edhe Berisha ka pasur gabimet e tij në qeverisje, por nuk ka qenë i korruptuar si Rama, pasi nëse do kishte prova ndaj tij do ishte burgosur.
“Berisha ka gabime, ka defekte gjatë qeverisjes, por ama përsa i përket korrupsionit, po të akuzohej për korrupsion, fonde, tenderë e koncesione, unë do kisha mbyllur gojën. Mendoni se do ia falnin Berishën po të kishin prova për korrupsion, po marr atë si masë dhe stekë, se ai është babai ynë ideologjik. Por për Ramën SPAK-ut nuk ia mban, nuk ia mban! Nuk ekzistojnë inceneratorët dhe vazhdon e paguhen lekët nga buxheti! Në Elbasan nuk dihet se ku shkojnë lekët 13,5 euro për ton. Ajo gjëja m... ka shkuar deri këtu, mban era gjithandej, ka vajt ku s’mban më, është qelbur nga tëra anët, është bërë rumpallë”, u shpreh Sula.
Lidhur me votën e emigrantëve, Sula theksoi se më mirë të numërohet në KQZ, pasi ndryshe i vjedh Rama. Ai shtoi se numërimi i votave në qytete i marrin bandat e rrugës, por sipas Sulës e rëndësishme është që procesi te monitorohet nga kamerat.
“Nëse do themi se Sali Berisha është i shitur te Edi Rama për marrëveshje, atëherë vari l... kësaj pune, më falni për shprehjen, por unë s’merrem më. Marrëveshje me Taulant Ballën? Kjo është e tmerrshme, me këtë që ndodh në këtë vend. Më mirë në KQZ numërimi i votave se po u çuan në qytete i morën bandat rrugës dhe i vodhën. Rëndësi ka të jetë me kamera dhe monitorim, se ndryshe”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje