TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2026, 12:33

Vokshi ‘ftesë’ Ballës: Taulant bashkohu me ne, ai të shkarkoi

Shkruar nga Pamfleti
Vokshi ‘ftesë’ Ballës: Taulant bashkohu me ne, ai të
Taulant Balla dhe Albana Vokshi

Gjatë debatit në Byronë e Kuvendit lidhur me ankesën e deputetëve të opozitës ndaj vendimit të Sekretariatit të Etikës që përjashton me 30 ditë nga punimet e Parlamentit, 6 deputetë të opozitës, nuk kanë munguar edhe batutat apo insinuatat.

Në një moment, Albana Vokshi, deputete e PD-së, ka ftuar Taulant Ballën, që të bashkohet me opozitën dhe të denoncojë. Vokshi ka aluduar se Balla u shkarkua si ministër I Brendshëm nga Ergys Agasi, referuar disa mesazheve që janë publikuar.

Ajo tha se Balla duhet të ishte bërë bashkë me opozitën, që të denonconte Ergys Agasin, i cili sipas tij e kishte shkarkuar nga ministria e Brendshme.

“A jeni ju Taulant, viktimë e Ergys Agasit? A të ka shkarkuar ty Agasi dhe dy kolegë të ty të tjerë. Duhej të ishte këtej nga krahu ynë Taulant, duhet të kishte denoncuar. Të kishe reflektuar, dh të mos të dilte emri te Sky apo Encrochat”, tha ajo.

  

vokshi balla byroja e kuvendit

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Znj.Vokshi! Besoj se para se të vij te Ju Taulanti, i jepni një avokat që ti vihen në vënd të drejtat e mohuara nga Ergys Agasi.

    Lini një Përgjigje