Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me rastin e Irena Gjokës, gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, e cila pas verifikimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, rezulton se ka qenë e dënuar në Greqi, por nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Reagimi i Nokës erdhi pasi Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në KLGJ hetimin e saj për Irena Gjokën, duke konfirmuar se dokumentet për dënimin e saj janë origjinale.
Sipas Nokës, ‘mbrojtja që i bëri Altin Dumani rezultoi 5 me hiç. Irena 5-mbiemërshe është imazhi i kësaj që kemi: Drejtësi me Regji’.
Reagimi i Nokës
Koha është aleati më i madh i Berishës.
I jep gjithmonë të drejtë.
Prokuroria e Përgjithshme pohoi se Irena me 5 mbiemra rezulton e dënuar në Greqi.
Mbrojtja që i bëri Altin Dumani rezultoi 5 me hiç.
Irena 5-mbiemërshe është imazhi i kësaj që kemi: Drejtësi me Regji
Lini një Përgjigje