TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 16:32

Vijojnë tensionet në Parlament, Bardhi refuzon të largohet nga salla e Kuvendit; Peleshi ndërpret sërish seancën

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë tensionet në Parlament, Bardhi refuzon të largohet nga

Situata në Kuvend është tensionuar pas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për të përjashtuar Gzament Bardhin. Ky i fundit ka refuzuar të largohet nga salla plenare, pavarësisht kërkesave të përsëritura, si pasojë, Peleshi ndërpreu sërish punimet për disa minuta.

Me rinisjen e sencës debatet kanë vazhduar sërish, pasi Bardhi ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e tij. Peleshi ka vendosur të ndërpresë punimet “deri në kthimin e normalitetit”.

Kryeparlamentari Peleshi, duke iu drejtuar Bardhit, theksoi se po pengohej zhvillimi normal i seancës.

Ju lutem uluni zoti Bardhi, se po prishni seancën dhe nuk po lejoni drejtuesin e institucionit të pavarur që t’i përgjigjet pyetjeve. Unë nuk kam për ta lejuar që të prishni seancën me pyetje, sepse nuk ma lejon as mua rregullorja. Zoti Bardhi, në bazë të rregullores, iu hiqet e drejta fjalës për gjithë ditën! Për herë të katërt, ju jeni i përjashtuar zoti Bardhi”, deklaroi Peleshi.

Kujtojmë se Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur sot të përjashtojë nga seanca plenare kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.

Përjashtimi erdhi pas disa paralajmërimeve të dhëna nga Peleshi, ndërsa Bardhi ishte përfshirë në një përplasje gjatë fjalës së një drejtuesi të institucionit të pavarur.

Lini një Përgjigje