TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2025, 20:13

Vetëm 6 muaj në detyrë, dorëhiqet Ali Mysliu si Prefekt i Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 6 muaj në detyrë, dorëhiqet Ali Mysliu si Prefekt i

Ka qëndruar vetëm 6 muaj në detyrë. Ali Mysliu është dorëhequr pasditen e sotme nga funksioni i Prefektit të Qarkut të Elbasanit. Mësohet se shkaku i dorëheqjes është për arsye personale, ndërsa Mysliu u emërua në këtë detyrë në fund të muajit qershor 2024.

Pedagogu i Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Ali  Mysliu u emërua Prefekt i Qarkut Elbasan  nga Kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes nga detyra e prefektes të Majlinda Perriu (Peza).

Në momentin e emërimit në detyrë, Mysliu falënderoi Kryeministrin për vlerësimin e treguar ndaj tij duke i besuar këtë detyrë të rëndësishme, ndërsa premtoi se do bëj më të mirën e mundshme gjatë kohës që do jetë në këtë detyrë.

 

 

Lini një Përgjigje