
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Badilli ka kritikuar opozitën për veprimet e fundit në Kuvend.
Sipas tij, opozita duhet të bëjë “lëvizje luftarake” për të ndryshuar vendin pasi kjo situatë e krijuar nuk sjell demokraci në vend. Kadilli u shpreh se opozita po shkon drejt degradimit.
“Mazhoranca duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj kërkesave të opozitës dhe shumë serioze në respektimin e institucioneve. Opozita është e mbërthyer nga një situatë radikalizimi që nuk i jep ndonjë avantazh për tu konsoliduar si opozitë. Shqiptarët nuk kujtohen se ekziston kjo opozitë. Kjo ndodh se nuk ka ndonjë dobi për shqiptarët. Kjo situatë nuk sjell demokraci në vend, por një lojë luftash mes dy grupeve. Opozita duhet të bëjë “lëvizje luftarake” për të ndryshuar vendin.
Zoti Sali Berisha i ka ditur gjërat përpara se të ndodhnin. “Rithemelimi” shkon qorrazi pas Sali Berishës. Kjo nuk është opozita. Shqiptarëve ju intereson që opozita të kryejë misionin e vetëm që ka, pra të provojë një alternativë më të mirë se shteti. Partia Demokratike nuk e ka kuptuar se dorëheqja e zotit Berisha do të ishte një hap serioz dhe të përpiqeshin të krijonin një model të ri politik. PD po shkon drejt degradimit”, tha Kadilli për “Fax News”.
Lini një Përgjigje