TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 19:38

Kujt po i dërgon mesazh kryeministri? Rama: Ata që s’ia kanë mbathur, do të përfundojnë aty ku kanë nisur të shkojnë

Shkruar nga Pamfleti

Kujt po i dërgon mesazh kryeministri? Rama: Ata që s’ia

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një sërë mesazhesh sot nga Fieri, aty ku mblodhi Asamblenë e Zgjeruar të PS. Rama u krenua me reformën në drejtësi, teksa i dërgoi mesazh Berishës se nuk fshihet ai pas SPAK-ut.

Por Rama dha dhe një tjetër mesazh të koduar, i cili nuk e dimë se për kë ishte. Kohët e fundit u fol për një arratisje të Ilir Metës, teksa ky i fundit e mohoi. Rama paralajmëroi se ata që nuk kanë arritur të ikin nga vendi, shumë shpejt do të përfundojnë pas hekurave. Edhe pse Rama u mundua ta vendoste theksin te krimi i organizuar, duket se mesazhi ishte i mprehtë.

Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka kanë filluar të shkojnë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje