TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 19:49

Veliaj nuk tërhiqet, gati padia e dytë në Kushtetuese!

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj nuk tërhiqet, gati padia e dytë në Kushtetuese!
Rama-Veliaj

Avokatët e Veliajt tjetër lëvizje për të penguar zgjedhjet në Tiranë...

Erion Veliaj duket se nuk do të dorëzohet sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve në Tiranë. Edhe pse ai iu drejtua Kushtetueses pas shkarkimit me shpresën se procesi do të pezullohej, presidenti vendosi që më 9 nëntor të kemi zgjedhje në 6 bashki, përfshirë dhe kryeqytetin.

Presidenti argumenton ndryshe nga sa pretendon Veliaj, duke deklaruar se ai është shkarkuar sipas dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore dhe jo sipas nenit 115 të Kushtetutës, i cili i jep të drejtë Veliajt ta ankimojë në Kushtetuese dhe kjo automatikisht e pezullon procesin.

Por avokatët e Veliajt duket se nuk pajtohen me këtë argument. Sipas burimeve, ata pritet të bëjnë një ankimim të dytë në Kushtetuese dhe këtë herë për dekretin e presidentit. Sipas tyre ai bie ndesh me Kushtetutën dhe pritet ta ankimojnë, me shpresën se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do ta ndajë “shapin nga sheqeri”.

Në nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese thuhet: “Të drejtën për të filluar një kontroll mbi pajtueshmërinë e ligjit ose akteve të tjera normative me Kushtetutën ose marrëveshjet ndërkombëtare e kanë edhe: b) organet e qeverisjes vendore, kur pretendojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre të parashikuara në Kushtetutë ose pozita e tyre kushtetuese”.

Me këtë lëvizje, Veliaj sfidon për herë të dytë Edi Ramën dhe ia bën të qartë se nuk do të jetë aq e lehtë ta eliminosh politikisht. Rama po nxiton në maksimum që të mbajë zgjedhje në kryeqytet, por duket se sërish topi do të shkojë te Kushtetuesja.

Vetë kjo e fundit u pyet sot nga mediat nëse kishte një reagim mbi dekretin e Presidentit dhe përgjigjja ishte: “Nuk kemi asnjë koment për çështjen”. Nga ana e tij Ilirjan Celibashi shpërndau në rrjetet sociale dekretin, çka do të thotë se ai është në shërbim të Ramës për të nisur sa më shpejt punë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Tani duket se do të jetë testi i vërtetë i Kushtetueses. Edhe pse pranoi padinë e parë të Veliajt, gjykata nuk foli fare qartë për publikun, duke mos e qartësuar nëse ishte pezulluar shkarkimi apo jo. Të shohim nëse tani do të jetë më e qartë.

Por ankimi i dytë i Veliajt i prish punë Ramës. Nëse Kushtetuesja e pezullon dekretin, pyetja që lind është: Çfarë do të bëjë Rama? Do të shkojë drejt paligjshmërisë?

Veliaj sot ja dërgoi selamin. “Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!”, shkruante Veliaj në mesazhin drejtuar qytetarëve, duke falënderuar për “qindra letrat” që thotë se ka marrë nga mbështetësit e tij. Pra duket qartë se luftë nuk mbyllet sot, ajo do të ketë shumë beteja./Pamfleti

4 Komente

  1. b
    berti

    Kokat henkshin.

    1. B
      Bledi

      Ky i cjati do te te fus ne burg, te te degjeroj, te te marr pushtetin, te poshteroj dhe ti kurre nuk duhet ta cosh ne mendje ti kundervihesh. Kane ndare placke bashke, e njohin mire njeri tjetrin. Mendoj qe Veliaj nuk ka cfare humb. I gjati do ta shoh ne zgare, si te reagoj, si mos reagoj.

      1. L
        LINO

        KUR ZIHEN DY CJEP MOS U PERZJEJ BIR LERI TE HANE KOKAT VETEM BEJ SEHIR

        1. v
          vk

          Ky presidenti, i ngjet atyre zagareve te gjahut. Homosapien pa shtylle kurrizore! Turp!

          Lini një Përgjigje