TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 17:27

Begaj shpalli datën e zgjedhjeve edhe për Tiranën, vijnë reagimet e para nga Kushtetuesja dhe KQZ     

Shkruar nga Pamfleti

Begaj shpalli datën e zgjedhjeve edhe për Tiranën, vijnë

Gjykata Kushtetuese refuzoi të komentojë vendimin e presidentit Bajram Begaj për të dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema e pyeti Gjykatën Kushtetuese se cili ishte qëndrimi i tyre lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit, “për aq kohe sa në Gjykatën Kushtetuese është depozituar një ankimim nga pala mbrojtëse e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe sipas nenit 115 te kushtetutës, çdo vendimmarrje pezullohet”.

Nuk kemi asnjë koment për çështjen”, ishte përgjigjja e Kushtetueses.

Presidenca sqaroi përmes një njoftimi për shtyp motivacionin e dekretit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë, pavarësisht se ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kishte ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë ndryshe nga Kushtetuesja, KQZ duket se e ka pranuar dekretin dhe ka dhënë sinjalet sedo nisë puna për mbajtjen e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Ilirian Celibashi ka publikuar dekretin e Presidentit.

Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë”, shkruan Celibashi.

Lini një Përgjigje