TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2023, 20:58

Çudia më e madhe tri ditë zgjat! Video e ish kryebashkiakut goditi në shenjë

Shkruar nga Pamfleti
Çudia më e madhe tri ditë zgjat! Video e ish kryebashkiakut
Edi Rama dhe Safet Gjici

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka komentuar për video-skandalin e publikuar disa ditë më parë në rrjete sociale ku u përfshi Safet Gjici.

“Video e ish-kryebashkiakut goditi në shenjë”, shkruan Cara, duke shtuar me tone ironizuese se Gjici ‘mundi’ Portin, kanabisin, Kosovës rënien e euros dhe çdo çështje jetike në vend.

"Çudia më e madhe tri ditë zgjat! Video e ish kryebashkiakut goditi në shenjë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë zbatimit të “projektit” të portit të Durrësit nuk pati as kohën dhe as vëmendjen e duhur për t’u diskutuar. Rreth 3 miliardë euro nga fondet publike, të destinuara për këtë projekt, në emër të zhvillimit, që nuk ka asnjë lidhje as me Durrësin, as me turizmin, por me interesa të ngushta për të përfituar Rama & Co.

Pa harruar vatrën e nxehtë, Kosovën, që do të duhej të ishte kryefjala e çdo dite.Dritë jeshile ju dha, sa hap e mbyll sytë, edhe legalizimit të kanabisit, që do të shoqërohet me ngritje Agjencish e Komisionesh.

As rënia e euros, që nisi çuditësisht pak ditë përpara zgjedhjeve vendore nuk u analizua. Përkundrazi po hyn në ciklin e “normalitetit” të diktuar nga partia shtet.

Gjici “mundi” Portin, kanabisin, Kosovën, rënien e euros dhe çdo çështje jetike në këtë vend!", shkruan ish deputeti.

igli cara video-skandali i safet gjicit

Lini një Përgjigje