TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2023, 11:52

Basha bën emërimin e parë si kryetar i PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Basha bën emërimin e parë si kryetar i PD-së
Lulzim Basha

Lulzim Basha sapo është rikthyer në krye të PD-së për herë të katërt ka bërë emërimin e parë.

Ai ka emëruar Mirela Karabinën, një nga njerëzit që e ka mbështetur rikthimin e tij, zëdhënëse të PD-së dhe anëtare të Kryesisë.

“Një falenderim për Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, pēr Z. Enkelejd  Alibeaj dhe Anëtarët e Kryesisë së PD-së pēr vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.

Në rrugëtimin tim profesional nē fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga pergjegjshmēria e lartë për ta kryer sa më mirē këtë mision.

Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shērben interesave të qytetarëve, për një Shqipēri tē mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinē.

Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo  mundësi kthehet në realitet” shkruan Karabina.

basha pd emrërim

Lini një Përgjigje