
Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbajtur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare e cila ka zgjatur rreth 1 orë.
Teksa priteshin ndryshime të bujshme në qeveri, Asambleja e PS ka shkarkuar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknurin. Në vend të tij është emëruar Blendi Klosi.
I pyetur nga mediat për këtë vendim, Gjiknuri nuk ka pranuar që të bëjë komente, por tha se më mirë do të bëhet.
"Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!", tha Gjiknuri.
Ndërkohë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, një rokadë ka ndodhur në qeveri ku Bledi Çuçi është zgjedhur kreu i grupit të Partisë Socialiste, duke zëvëndësuar Taulant Ballën. Ky i fundit u emërua ministër i Brenshëm pas shkarkimit të Çuçit.
Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Çuçi tha për mediat se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe.
"Është përgjegjësi e madhe", deklaroi Çuçi, duke thumbuar kështu Taulant Ballën.
Lini një Përgjigje