
Edi Rama ka shpërblyer me poste Blendi Klosin dhe Bledar Çuçin. Edhe pse janë dy emra që kanë ikur nga qeveria me bilanc negativ, kryeministri ka vendosur të mos i lëshojë dhe tu japë detyra të reja.
Bledi Çuçi do të marrë detyrën e lënë nga Taulant Balla, atë të kreut të grupit parlamentar socialist. Ndërkohë mësohet se Damian Gjiknuri ka dorëzuar postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Në vend të tij është emëruar Blendi Klosi.
Ndonëse u trumbetua se do të ishte një mbledhje që do kishte zhvillime të forta, si shkarkime ministrash dhe drejtuesish politikë të PS, në fakt duket se mbledhja u bë për të qerasur Klosin dhe Çuçin.
Mësohet se në mbledhje Rama ka vijuar me të njëjtën retorikë. Ai ka kritikuar të vetët dhe i ka paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi për aferat. Duke qenë se opozita nuk funksionon, Rama i trembet asaj që ndodh brenda kampit të mazhorancës dhe nuk është kursyer.
Ndërkohë një zhvillim tjetër i çuditshëm sot ishte mbi ndryshimet në qeveri. Fillimisht u lajmërua se Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimajn. Ky vendim u konfirmua për mediat nga vetë njerëz në qeveri, mirëpo pas një ore ndryshoi situata. Rama dhe Ibrahimaj e mohuan. Vetë Asambleja u mbajt me dyer të mbyllura dhe as fjala e Ramës nuk u transmetua. Pra duket se situata brenda selisë rozë nuk është aq e qetë sa duket.
Lini një Përgjigje