TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2026, 11:55

Tregtarët e Vlorës përballen me Spiropalin, ministrja: Do të flas unë me kryetaren!

Shkruar nga Pamfleti

Tregtarët e Vlorës përballen me Spiropalin, ministrja: Do të

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët protestojnë prej ditësh kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga zona e Tregut Industrial, për të hapur rrugë për rindërtimin e tij.

Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë të situatës dhe premtoi se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tregtarëve.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u shpreh ajo.

Tregtarët protestojnë pasi nuk janë dakord me vendimin e bashkisë për ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: tregu i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera në zonën industriale të Çolës. Ata kërkojnë që zhvendosja të bëhet në zona më pranë qytetit, për të mos humbur klientelën dhe për të shmangur rrezikun e falimentimit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa tregtarët paralajmërojnë protesta të mëtejshme deri sa të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë palët.

Lini një Përgjigje