Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, Vasil Sterjovski, i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar detaje nga marrëveshja mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Sterjovskit, mungesa e hapësirës së përfaqësimit në listat e hapura të së djathtës për partitë e vogla, ishte shkaku që ai të tërhiqej nga koalicioni dhe të bashkohej me Partinë Socialiste. "Nuk na dhanë vend në listë", u shpreh ai.
Për deputetin që ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Kuvend, Kodi Zgjedhor mbetet problematik sa i takon hapësirës për partitë e vogla dhe sidomos për minoritetet të cilët sipas tij duhet të kenë vendin e tyre në Parlament.
Sterjovski tha për “TCH” se e përfaqësimin e minoriteteve në Parlament si të vetmen mundësi për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
Lini një Përgjigje