TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 18:25

Tensionohet situata te sheshi “Willson”, policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit; Blushi hipën sipër autobotit me ujë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionohet situata te sheshi “Willson”, policia hedh gaz

Deputeti Gazment Bardhi i ndodhur me grupin e protestuesve që bllokuan rrugën te “Sheshi Willson”, i doli para autobotit i cili po përgatitej të përdorej për të shpërndarë tubimin. Nga ana tjetër, Luan Baçi, dhe Tedi Blushi hipën sipër kofanos së automjetit.

Ndodhur në këto kushte, policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, dhe më pas nisi edhe lëshimi i ujit me presion nga autoboti.

Ndërkohë që në akset e tjera rruga është hapur dhe ka nisur qarkullimi pjesërisht, në rrethrrotullimin e “Sheshit Willson” mbetet ende e bllokuar.

Tensionohet situata te sheshi “Willson”, policia hedh gaz

Tensionohet situata te sheshi “Willson”, policia hedh gaz

Lini një Përgjigje