TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 18:11

“Polici më goditi”, Këlliçi: Nuk kemi asgjë me ata, por vetëm kanë provokuar

Shkruar nga Pamfleti

“Polici më goditi”, Këlliçi: Nuk kemi asgjë me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se është dëmtuar nga uji që kanë hedhur forcat e rendit për të shpërndarë protestuesit te Bashkia e Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Këlliçi u shpreh se policët e kanë goditur me bombula me spraj në fytyrë. Ai shprehet se oficerët e policisë kanë provokuar duke iu kërkuar të largohen.

“Hodhën ujë me piper. Arsyeja e përplasjes është se një grua u palos në tokë dhe ne i thamë shoferit të makinës së policisë që po hidhte ujin që të ndalonte. Aty më goditën mua dhe kryetaren e degës nr. 9. Na goditën policët me bombula me spraj në fytyrë. Nuk ishte aspak e nevojshme.

Nuk kemi asgjë me policët, u kemi kërkuar vetëm që të qëndrojnë larg, por vetëm kanë provokuar”, tha deputet i PD për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje