TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 17:34

"Askush nuk do na ndalë", Noka: Banditët me uniformë kërcënojnë opozitën

Shkruar nga Pamfleti

"Askush nuk do na ndalë", Noka: Banditët me uniformë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka reaguar pas përplasjes fizike me policinë.

Noka sulmon efektivët e policisë duke thënë se banditët me uniformë kërcënojnë opozitën. Ai shprehet se askush nuk do ta ndalojë mosbindjen civile.

“Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës.

Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opozitën.

Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit.

I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.

Duart do t’ju djegin ju.

Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile.

Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.

Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel”, tha Noka gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje