TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 11:35

Tensionet në Kuvend, Rama: Nuk lejojmë shkeljen e kufirit etik, opozita s’na merr dot peng

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend, Rama: Nuk lejojmë shkeljen e kufirit etik,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas tensioneve në Kuvend, ku seanca e programuar për të zgjatur 24 orë, ku do të paraqitej programi i Qeverisë dhe do të pasohej nga debatet, u mbyll në më pak se 25 minuta. Sipas opozitës, Rama shkeli Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, por mazhoranca pretendon se opozita ushtroi dhunë verbale, duke mos lejuar Kreu e Qeverisë të paraqesë programin.

Në anën tjetër, Rama flet për shkelje etike nga ana e opozitës, ndërsa paralajmëron se nuk do të tolerohen sjellje të tilla.

“Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri i pakalueshëm etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian, dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare, ashtu sikundër do të ketë edhe të gjithë vëmendjen tonë. Ndërsa shkelja e atij kufiri, për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit me veprimtari të papërshtatshme fizike apo me piskama ofenduese, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës”, shkruan Rama.

Postimi nga Edi Rama

Për ne, 83 mandatet e 11 majit, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur.

Por ato janë po ashtu, edhe një detyrim i madh ndaj zgjedhësve tanë, për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e parlamentit përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën apo sharjet e rrugës si alternativë opozitare.

Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri i pakalueshëm etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian, dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare, ashtu sikundër do të ketë edhe të gjithë vëmendjen tonë. Ndërsa shkelja e atij kufiri, për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit me veprimtari të papërshtatshme fizike apo me piskama ofenduese, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës.

*Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë

 

Lini një Përgjigje