TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 10:55

“Opozita të ndahet nga radikalizmi”, Gogu akuza PD: Kanosën Kryeministrin, s’donin debat

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita të ndahet nga radikalizmi”, Gogu akuza PD:

Toni Gogu, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, në një deklaratë për mediat, akuzoi opozitën për shenjat e dhunës në sallën e Parlamentit.

Gogu tha se mazhoranca ishte e vendosur të qëndronte deri ditën e nesërme në Kuvend, por opozita përdori forcën, dhunën fizike dhe iu kanos edhe Kryeministrit.

“Në Kuvend, opozita shfaqi shenja dhune. Nuk kishin ardhur me forcën e mendimit, nuk kërkonin debat. Ishte një ngjarje e paprecedentë, kur nga opozita nuk u lejua Kryeministri të paraqeste programin e saj”, tha Gogu.

Ai tha se opozita shfaqi shenja dhune, ndërsa i bëri thirrje asaj që të ndahej nga radikalizmi.

Gogu tha se mazhoranca nuk do të tolerojë që salla e Kuvendit të shndërrohet në arenë përleshjesh, madje paralajmëroi se deputetët e saj nuk do të jenë fare të pranishëm në skena të tilla.

“Kuvendi i takon opozitës, ne kemi ardhur për shkak se kemi detyrimin ndaj shqiptarëve që na kanë votuar. Debati parlamentar është në qendër të Kuvendit dhe ne do ta sigurojmë.

Do të sigurojmë që opozita të ketë të gjitha hapësirat e saj. Nëse thoni që opozita fluturon Kushtetutën dhe shfaq shenja dhune verbale madje dhe fizike…

Ne ishim aty, ishim gati të qëndronim deri ditën e nesërme, nëse kolegët tanë vijmë me forcën e muskujve dhe i kanosen kryeministrit dhe kabinetit, ne nuk do të jemi as të pranishëm. Shihemi në vijimësi”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje