TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 13:20

Tensione te Komisioni i Sigurisë, Gjylameti përplaset fizikisht me deputeten e PD

Shkruar nga Pamfleti
Tensione te Komisioni i Sigurisë, Gjylameti përplaset fizikisht me
Tensione te Komisioni i Sigurisë

Tensione te Komisioni i Sigurisë në Kryesinë e Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar derën e sallës ku po mbahet mbledhja.

Ata kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët.

Siç shihet nga pamjet, demorkatët kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët e tjerë socialistë.

Deputeti Asllan Dogjani dëgjohet t’i thotë drejtuesit të Komisionit të Sigurisë: “Nasip caktoni komisionet hetimore, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe hajde të vazhdojmë mbledhjet”.

Me herët deputetja e PS, Blerina Gjylameti u perplas fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë.

Gjylahmeti shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Medias, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetë demokratë.

Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetët demokrat, duke u futur me forcë në sallen e mbledhjeve te Komisionit te Medias.

Kjo situatë vijon në kryesinë e Kuvendit prej disa ditësh çka ka bërë që një pjesë e komisioneve të zhvillojnë mbledhje vetëm online.

Opozita e cilëson në kundërshtim me rregulloren vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve. Sipas tyre kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës në kohën kur në komisione diskutohet buxheti i vitit të 2024.

 

tensione te komisioni i sigurisë deputetët e pd-së

Lini një Përgjigje