TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 13:02

“Thashë se kishe hall familjar”, Berishës i ndërpritet fjala nga një qytetare: Për çështjet politike shko futu në një parti

Shkruar nga Pamfleti

“Thashë se kishe hall familjar”, Berishës i

Ish kryeministri Sali Berisha foli sërish për mediat sot pasi doli nga Kryesia e Kuvendit. Por ndërsa po fliste për gazetarët, një qytetare ka tentur që t’i afrohet, e cila është ndaluar nga truprojat e tij.

Më pas ai ka kërkuar që ta lejojnë pasi mendoi se ishte gazetare, por zonjë në fjalë kërkonte sqarim për situatën politike në vend.

Pasi kanë komunikuar në distancë, ajo ka kërkuar një takim me zotin Berisha, takim ky që në fund të bisedën, u dakordësua.

Pjesë nga diskutimi para kamerave:

Zonja: Nuk e di kush na përfaqëson në parlament, kemi halle. Këtu ka shkelje ligjore.

Berisha: Ajo ka një hall, unë të besoj por nuk e zgjidhim dot këtu.

Zonja: Nuk di kë të takoj.

Berisha: Tani çfarë të them? Shkruaj një letër…

Zonja: Ia shkruaj presidentit nuk marr përgjigje.

Berisha: Unë nuk jam presidenti, jam Sali Berisha. Jam i gatshëm të shqyrtoj hallin tuaj brenda mundësive të mia… unë thashë se kishe ndonjë hall personal familjar, për këto shko futu në ndonjë parti.

“Thashë se kishe hall familjar”, Berishës i

berisha qytetare

Lini një Përgjigje