TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 11:41

“Pse jeni online, o plehra”, Korreshi shpërthen në Komisionin e Ligjeve, përplaset me deputetët e PS

Shkruar nga Pamfleti
“Pse jeni online, o plehra”, Korreshi shpërthen në
Tensione në Komisionin e Ligjeve

Deputetët e opozitës kanë shkaktuar sërish kaos  në Komisionin e Ligjeve.

Deputetët e opozitës janë futur në Komisionin e Ligjeve ku kanë gjetur në sallë disa nga kolegët e tyre të PS, ndërsa mbledhja bëhej online.

Saimir Korreshi iu është drejtuar duke i thënë se përse janë online kur deputetët janë prezentë.

Ai dëgjohet duhet iu drejtuar me fjalët: o Plehra.

Sikurse dje edhe ditën e sotme, deputetët e opozitës kanë protestuar në Komisionet Parlamentare për zhvillimin e mbledhjeve online duke argumentuar se një gjë e tillë është e pakuptimtë pasi ata janë prezentë në Kuvend.

Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e PD kanë kërkuar llogari përse nuk munden as të aksesojnë linkun ku po zhvillohen mbledhjet online të komisioneve.

Për pasojë, është shtyrë mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe të Veprimtarisë Prodhuese, për t'u mbajtur në orën 12:30. 

kaos ne komisionet parlamentare

Lini një Përgjigje