
Garda ka rrethuar sërish Kryesinë e Kuvendit, për të mos lejuar deputetët e përjashtuar të hyjnë.
Ditën e sotme janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare, ku fokusi i diskutimit do të jetë projektbuxheti 2024.
Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online. 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, por Rithemelimi mund të përdorë sërish kaosin si prej javësh për të sabotuar punën. Në rast të bllokimit të punës, PS mund të marrë sërish vendimin për t’i zhvilluar edhe 5 mbledhjet e tjera online.
Ndërkohë Garda ka rrethuar sërish Kryesinë e Kuvendit, për të mos lejuar deputetët e përjashtuar të hyjnë.
Deputetët e PD-së që nuk kanë një masë disiplinore ndaj tyre pritet të jenë të pranishëm dhe pritet që siç kanë bërë më parë të ndalojnë punime e komisioneve parlamentare.
Parashikohet që çdo deputet që pengon punimet në sallën e parlamentit, apo komisionet parlamentare mund të marrin masë parlamentare.
Megjithatë deri më tani nuk ka informacione që PS-ja të ketë kërkuar masë disiplinore për disa nga deputetët që dje kaluan kangjellat dhe hynë në Kryesi nga dritarja.
Komisionet që do të mbahen sot:
Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00
Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00
Lini një Përgjigje