TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 07:19

Pasi firmosi me Melonin për refugjatët, Rama kërkon zgjidhje për konfliktin në Rripin e Gazës: T’i jepet fund para se të dalë jashtë kontrollit!

Shkruar nga Pamfleti
Pasi firmosi me Melonin për refugjatët, Rama kërkon zgjidhje
Edi Rama

Pasi firmosi me Giorgia Melonin për të kthyer Shqipërinë në një “kamp” refugjatësh, kryeministri Edi Rama ka kërkuar zgjidhje për konfliktin ë Lindjen e Mesme. 

Rama tha se është thelbësore që t’i jepet fund luftës në Rripin e Gazës përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit.

Në një postim në rrjetin e tij social ‘X’, Rama shkruan se Shqipëria mbështet thirrjen e Biden për një armëpushim urgjent.

Kreu i qeverisë bën edhe njëherë të qartë se në këtë luftë janë në krahun e Izraelit, ndërsa shpreh shqetësimin për vuajtjen e civilëve dhe shkatërrimit në Gaza.

Rama sugjeron se në këmbim të armëpushimit, Liga Arabe dhe Turqia duhet sigurojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa bën me dije se së shpejti do të jetë në Paris për të diskutuar me liderët botëror në Forumin e Paqes për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t'i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama.

#edi rama që korruptoi mcgonigal

Lini një Përgjigje