TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 22:28

U përplas në Kuvend me deputetin e PS, paralajmëron Bledion Nallbati: Uroj mos të më provokojnë më

Shkruar nga Pamfleti

U përplas në Kuvend me deputetin e PS, paralajmëron Bledion

Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati tha se asgjë nuk do ta ndalojë atë në aksionin e tij opozitar, as çuara në SPAK apo qoftë edhe në OKB.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, duke iu referuar incidentit të ndodhur në parlament, ku u diskutua edhe për dhunë fizike, Nallbati tha se ky incident po përdoret për t’i bërë presion, por ai sërish do e vazhdojë betejën e tij.

“Historia pas atij incidenti, është për të na bërë presion. Unë e kam bërë të qartë që jo vetëm çuara në SPAK por edhe në OKB të më çojnë unë do e vazhdojë aksionin opozitar dhe uroj që askush të mos më provokoj, se do i përgjigjem kujtdo që më provokon, nuk ka diskutim, pavarësisht se sa herë do më çojnë në SPAK apo në OKB”, tha deputeti.

okb parlamenti

Lini një Përgjigje