TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 09:00

Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, PS zhvendos mbledhjet online

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, PS zhvendos mbledhjet online

Tensione të shumta u shkaktuan dje në Kryesinë e Kuvendit pasi 8 deputetët e përjashtuar të PD, nuk u lejuan nga Garda të futeshin në Kuvend, por çfarë pritet të ndodhë sot në Kryesi...

Ditën e sotme janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare, ku fokusi i diskutimit do të jetë projektbuxheti 2024.

Por, pas kaosit që deputetët e Rithemelimit kanë krijuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e djeshme, Partia Socialiste për të shmangur përplasjen me deputetët e Sali Berishës ka zhvendosur mbledhjet e komisioneve online.

Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online. 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, por deputetët e PD mund të përdorin sërish kaosin si prej javësh për të sabotuar punën. Në rast të bllokimit të punës, PS mund të marrë sërish vendimin për t’i zhvilluar edhe 5 mbledhjet e tjera online.

Ditën e djeshme, deputetët e PD shkaktuan kaos pasi nuk u lejuan nga Garda të futeshin në Kryesinë e Kuvendit. Kjo situatë shkaktoi tensione para portës së Kryesisë, duke bërë që disa nga deputetët e përjashtuar të kalonin kangjellat e disa të tjerë të futeshin nga dritarja.

Komisionet që do të mbahen sot

Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30

Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00

Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30

Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00

Lini një Përgjigje