TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 10:56

Situatë e pazakontë te Kryesia e Kuvendit, deputetët demokratë hyjnë nga dritarja

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e pazakontë te Kryesia e Kuvendit, deputetët

Pamje të pazakonta para Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e Sali Berishës janë futur në ambientet e brendshme të Kuvendit përmes dritareve.

Garda nuk i lejoi të futen nga dera pasi janë përjashtuar, por ata nuk iu bindën urdhrit dhe gjetën një mënyrë tjetër për t’iu bashkuar mbledhjes së grupit të Rithemelimit. Madje kolegët që ishin në Kuvend iu erdhën në ndihme duke iu dhënë një karrige.

Gazment Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë ‘mision’ duke qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Në çdo xhiro që bëjmë rreth godinës ndiqemi nga Garda. Është lajm i mirë që qeveria merr në mbrojtje deputetët e opozitës”, tha Bardhi.

Në dritare doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha që tha se deputetëve të opozitës nuk po u lejohet të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Kurrë në histori deputetët nuk janë ndaluar kurrë. Edi Rama  ka frikë. Shikoni ku arrin verbëria e tij. Sipas tij ata që janë përjashtuar nuk mund të marrin pjesë. As Lukashenko nuk ka marrë vendim të tillë. Ne po mbrojmë kushtetutën nganjë bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Nuk lejohet kreu I grupit me ardhë në mbledhje. Garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi dhe deputetët opozitarë nuk tërhiqen, ndërsa ti po tregon fytyrën e vërtetë, turp!” tha Berisha.

Situatë e pazakontë te Kryesia e Kuvendit, deputetëtSituatë e pazakontë te Kryesia e Kuvendit, deputetët

Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Përjashtimeve u ka shpëtuar Sali Berisha, të cilin Gjykata e ka thirrur sot për t’u paraqitur për shkak të dosjes së ish kompleksit “Partizani”.

Grupi i Rithemelimit, që mbështet Sali Berishën dhe mbështetësit e Gazment Bardhit janë shprehur të vendosur se do të vijojnë kaosin derisa të përmbushen kërkesat e tyre mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

 

situatë e pazakontë te kryesia e kuvendit

Lini një Përgjigje