TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 11:39

Përplasjet me Gardën te Kryesia, Berisha: Ne nuk na ndalon asgjë!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet me Gardën te Kryesia, Berisha: Ne nuk na ndalon asgjë!
Sali Berisha

Ish kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se askush nuk mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës, të cilët janë të gatshëm për sakrifica të mëdha për të mbrojtur të drejtat kushtetuese.

Sipas Berishës mbyllja e portës së Kryesisë së Kuvendit për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të opozitës është degradim ekstrem i pushtetit.

“Asgjë s’do të mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrifica të mëdha, të të drejtave kushtetuese.

Akti i djeshëm regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një Parlamenti, ku Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyllë me dry dyert e Parlamentit në të cilët ata janë anëtarë dhe kanë imunitetin e tyre, Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimit”, tha ai.
Një ditë më parë (6 nëntor) Garda ndaloi hyrjen e deputetëve të përjashtuar të opozitës të futeshin brenda ambienteve të godinës, duke detyruar një pjesë të tyre të futen brenda nga dritarja e një prej zyrave të Kuvendit.", tha Berisha.

 

sali berisha garda

Lini një Përgjigje