
Seanca parlamentare e ditës së sotme është mbyllur ashtu siç nisi, mes tensionesh. Në mëngjes ishin protagonistë Basha, Bardhi dhe Berisha ata që shkaktuan tension, teksa në mbrëmje ishte vetme Gazment Bardhi.
Kryetari i Grupit të PD-së, ka bllokuar fillimisht foltoren e Kuvendit duke shkatur kaos. Në seancën e kësaj të enjteje, Kuvendi rrëzoi kërkesën për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Për këtë arsye Bardhi akuzoi Bashën dhe Bledi Çuçin se po bëjnë teatër në Kuvend.
‘Do të ishte në nder të Kuvendit për secilin deputet që në 2 vite ne ti kishim reflektuar të gjitha shqetësimet e OSBE-së. Fakti që rrëzoi zgjedhjet e 14 majit tregoi shumë, por për ju ekspertët nuk kanë vlerë. Për ju kanë përmirësimi i reformave kriminale që të vidhni zgjedhjet dhe Shqipërinë. Prej 3 javësh kemi dorëzuar në Kuvend, një kërkesë ligjore për të bërë funksional për të bërë një komision për reformën zgjedhore. Po çfarë bëni ju? Pasi e bllokoni për 3 javë, bëni teatër në mëngjes që gjoja jeni në konflikt një koleg i yni, që të vini tani në darkë të na thoni ne që përfaqësuesit e opozitës nuk i caktojmë ne, por këta këtej. Duan të përcaktojnë edhe 9 anëtarët që do përfaqësojnë opozitën. Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore dhe do që të lihet në harrese, gjë që është lënë edhe nga opozita. Dhe vini këtu dhe bëni teatër", tha Bardhi.
Më pas atij ju bllokua fjala nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj. Bardhi nuk u largua nga foltorja dhe seanca u ndërpre, duke pritur të niste votimi. Por kjo shkaktoi tensione, pasi Bardhi dhe disa anëtarë të PD shkuan te vendi ku qëndrojnë ministrat dhe i kërkonin llogari Nikollës, e cila erdhi më pas në seancë. Por deputetët e mazhorancës u larguan duke mos votuar asnjë ligj. Kjo bëri që seanca të mbyllet pa kryer votimin. "Votimi i ligjeve shtyhet për në seancën e radhës", tha Nikolla, e cila u largua më pas.
Lini një Përgjigje