
Gazetari Genc Burimi ka komentuar akuzat e Gazmet Bardhit sot ndaj Lulzim Bashës se ka blerë kate në një kullë te Liqeni Artificial. Ai është shprehur se Basha, si një njeri shumë i dhënë pas parasë, është shitur tek Rama për 15 milion euro.
Sipas Burimit, Basha mundohet të fshihet në emër të gruas së tij.
“Momenti kur Basha kërkoi të bënte kandidaturë për të marrë PD-në të rikthehej aty ku ishte nuk mu duk shokim, biles bravo i qoftë. Më pas unë kam vërejtje shuma të mëdha. E para, që bëri një proces sovjetik, e dyta, ndoshta jam ndër të vetmit në Shqipëri që e kam akuzuar Bashën si shumë i dhënë pas parasë dhe që kam bërë një bast që sot Basha është shitur tek Rama në mënyrë që Rama t’i çliroj Bashës 15 milion eurot e Strasburgut që ja mban peng, vë re që emri i këtij Erjon Isufit, qenka bërë i kokaleshtë.
Që në kohën e Fazlliçit ishte po ky bashkë me vjehrrin që bënin strehimin, jepnin adresën e kompanive të Fazlliçit, që atëherë. Prap ky Erion Isufi. Familja e gruas së Lulëzim Bashës kanë kompani që bënë konsulentë, por kompania fare mirë, pra blen një apartament, këtë apartament ja lë pronarëve real që janë bashkëshortja dhe kunati i Bashës dhe në emër të kompanisë ti bën blerje. Bën apartamentin, merr qiranë, blen benzinën, paguan transportin. Pra, kur Lulëzim Basha më bën mua një lloj sfide, ky kujton se fshihet pas fustanit të bashkëshortes, në kuptimin figurativ të fjalës. Unë ka parë gjithçka. Doli qëparë në parlament pa pikë turpi. Shkon dhe thotë për reformën zgjedhore dhe nuk thotë asnjë fjalë për mënsurën e 14 majit. Ai vazhdon akoma me reformën zgjedhore, ai vazhdon akoma gre gishtin ndaj opozitës në vend ta ngrejë gishtin kundra Ramës, siç e ngriti ODIHR-i në raport”, tha ai te “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje