TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 19:04

Sherri Basha-Bardhi në Kuvend, Pampuri: Debate jo normale për opozitën, po ndihmojmë Ramën të marrë një tjetër mandat

Shkruar nga Pamfleti

Sherri Basha-Bardhi në Kuvend, Pampuri: Debate jo normale për

Deputetja e PD, Oriola Pampuri duke folur për përplasjet mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit në parlament këtë të enjte, deklaroi se ato nuk janë normale dhe se po ndihmojnë kryeministrin Edi Rama, të fitojë sërish.

Në një intervistë për emisionin “Special Report” në “AbcNews”, ajo tha se kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë dhe se figurat e vjetra të PD-së që kanë sjellë opozitën në këtë gjendje duhet të largohen një herë e mirë nga politika.

Unë mendoj që është një cikël, i cili them ndoshta pas 30 vitesh të PD, një cikël që nisi në 9 shtatorin e 2021 dhe uroj dhe shpresoj që të jetë gjithë kjo situatë jo e këndshme, jo normale, brenda një partie, partisë më të madhe opozitare shqiptare, të djathtës, të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo jo vetëm për ne që jemi deputetë të kësaj partie.

Të përfudojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për shqiptarët, sepse dhe shqiptarët duan një opozitë të fortë. Përballë një opozite të tillë që është e përçarë sigurisht që ai që fiton është Edi Rama, qeveria që ne e kemi denoncuar për gati 10 vitesh për aferat korruptive dhe për gjithçka tjetër shkelje që ka bërë për gjatë këtyre viteve. Normalisht sot ishte një nga skenat që ata u ndjen komodë. Unë nuk dua të paragjykoj, por mendoj që kam qene në parlament kur Edi Rama kanë thënë ‘ju do të keni këtë fat’, ndoshta e kishte parashikuar, ndoshta kishte parë lëvizje brenda grupeve. Këtë nuk e di, por di të them që ndoshta në opozitë PD pati këtë cikël, sepse dhe për shkak të qendrimit të gjatë shumë figurave në politikë”, tha Pampuri.

pampuri bardhi basha

Lini një Përgjigje