TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 19:53

Skandali me rrugët, Berisha: Asnjë investim në aksin Tiranë-Shkodër, Veriu i diskriminuar

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me rrugët, Berisha: Asnjë investim në aksin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar qeverinë sa i takon investimeve në infrastrukturë. Ai ka treguar se Veriu është diskriminuar në një farë mënyre.

Sipas tij, është skandaloze që nuk është investuar në aksin Shkodër-Tiranë. Po ashtu ai ka përmendur dhe akse të tjera. Sipas Berishës, është e turpshme që ministrat dalin e mburren aty me punë publike.

Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend.

I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë. E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal.

Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër. Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës.

Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë. Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë. Të gjitha këto janë të vërteta”, tha ai.

Lini një Përgjigje