
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar fort sot vëllanë e kryeministrit. Duke folur nga dritarja, Berisha ju rikthye dosjes së Xibrakës dhe të dhënave të TIMS për udhëtimet e Olsi Ramës me makinën që është parë te laboratori i drogës. Berisha paralajmëroi padi ndaj tij për mashtrim.
Sali Berisha: E patë miq se si doli Olsi Xibraka pas seancës që kishte me Alfred Shehun. Olsi Rama, Olsi Xibraka, ja ku po të njoftoj se ditën e hënë do të kesh dhe një padi të dytë për mashtrim publik përpara shqiptarëve.
Po, po, për mashtrim publik sepse u deklarove shqiptarëve dy javë më parë se makinën me targa AA653DM, të përdorur tmerrësisht nga kapot, mes tyre edhe ti vetë, të klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, Olsi Rama, Ermal Hoxha, Genti Xhixha, Gentian Gjonaj, Besnik Dabulla, etj, e kam përdorur vetëm njëherë.
Kam shkuar një natë në Selanik, kam ndejtë dy ditë dhe jam kthyer.
O gënjeshtar, mashtrues i shpërfytyruar publik, do përgjigjesh para ligjit dhe shqiptarëve.
Kufirin me makinën e drogës AA653DM, e ke kaluar:
1. Me datë 6.6.2014 në ora 13.30.
2. Me datën 8.6.2014 në ora 15.45.
3. Me datën 11.7.2014 në ora 15.45.
4. Me datën 13.7.2014 në ora 18.06.
Olsi Kristaq Rama, se këto i ka kaluar si Olsi Rama, po tani me pasaportë amerikane, se ke bërë drogë atje në Boston ku ke qenë vagabond, Olsi Kristaq Rama me pasaportë amerikane, ke kaluar kufirin sipas TIMS me datë 8.8.2014 në orën 18.35.
E ke kaluar përsëri në orën 8.8.2014 në orën 21.49. Olsi, ke edhe kalime të tjera, po këto sa për sonte.
Për këto, ti do të shkosh, do denoncohesh për mashtrim të rremë nën betim.
Se je betuar dhe ke mashtruar.
Ndaj miqtë e mi, ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve dhe kjo shpresë nuk mund të shuhet kurrë.
Lini një Përgjigje