
Fredi Beleri dhe Athina duket se kanë kthyer sytë nga Drejtoria e Burgjeve. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon leje të udhëtojë në Strasburg, për t’u betuar si eurodeputet. Mediat greke e bënë fakt të kryer dje se leja ju miratua, por Drejtoria e Burgjeve i përgënjeshtroi.
Sot paradite u mblodh komisioni përkatës për të shqyrtuar kërkesën e tij, por nuk pati vendim. Këtë pasdite ata janë mbledhur sërish dhe pritet që të vendoset nëse do të kemi leje për Belerin apo jo, i cili kërkon që më 15 korrik të niset drejt Parlamentit Europian.
Beleri u zgjodh eurodeputet nën siglën e Demokracisë së Re në Greqi. Kandidimi i tij erdhi pasi ju ndalua betimi si kryetar bashkie në Himarë.
Lini një Përgjigje