
Meqë zgjedhjet lokale vajtën ‘fjollë’ dhe opozita punoi fort që Rama t’ia arrinte fitores edhe më shumë se ç’e kishte imagjinuar, ky i fundit ka nisur turin e falënderimeve.
Në fund të fundit, koha është ngrohur, rrogat iu ngritën të gjithëve (politikanëve e kam fjalën), pse të mos nis një turne për qejf?!
Dje radhën e kishte qyteti i Korçës dhe Rama është përballur me shfaqjen e dashurisë së një korçareje simpatike dhe të re në moshë. Vajza në fjalë, një zeshkane bukuroshe, nuk është përmbajtur fare para nurit e bukurisë së shtatgjatësisë së tij dhe ka ulëritur me të madhe, duke thënë: ‘Të dashuroj!’, frazë që e shoqëroi me krahë hapur, drejtuar kryeministrit që u ndje një Kazan-nova dhe iu përgjigj me një ‘Faleminderit’ të thatë.
Mbase vajza e pëlqen si figurë karizmatike që ta mbush mendjen ‘top’, por mund ta pëlqejë edhe si kallëp, se për moshën që ka, nuk ngjan keq. Nëse korçarja bukuroshe është patronazhiste, ka arsye që ta dashurojë se këtyre të fundit, Rama ua ka çuar rrogën rreth 900 mijë, oseeee puna mund të jetë më e thellë: ka marrë vesh që Ramës i është rritur rroga (edhe pse kam dyshimet e mia nëse e mban mend datën e saj, se nuk para i është nevojitur)./ Pamfleti
Lini një Përgjigje