TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 22:53

Kreshnik Spahiu: PD-ja e ka humbur fuqinë për të qenë forcë e dytë, s’mund të  identifikojmë opozitën me të

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: PD-ja e ka humbur fuqinë për të qenë

Juristi Kreshnik Spahiu tha se një nga gabimet që ne bëjmë është se e identifikojmë opozitën me Partinë Demokratike ndërkohë që kjo e fundit sipas tij prej dy vitesh e ka humbur fuqinë për të qenë forcë e dytë.

Në një internistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se forcë kryesore opozitare mund të bëhen disa parti që mund të bashkohen nën një koalicion dhe një vulë, gjë që sipas tij mund të sjelli ndryshimin e pushtetit.

Se ç’bëjnë këta me partitë e tyre është e drejta e tyre. Çështja është më madhore, cila është formula që sjell rotacionin politik? E sjell  një logo ku bashkohen  në një koalicion të gjitha partitë apo e sjellin disa miniopozita duke bërë të mundur që të grupohen të gjitha ideologjitë, këtu fillon e mbaron analiza.

Ne gabojmë nëse e identifikojmë opozitën me një apo dy individë  dhe gabojmë kur e identifikojmë Partinë Demokratike me opozitën. Partia Demokratike e ka humbur fuqinë për të qenë edhe forcë e dytë”, u shpreh Spahiu.

spahiu pd-ja opozita

Lini një Përgjigje