
Berisha duket se e ka seriozisht planin për të dalë në protesta. Edhe pse pësoi disfatë të thellë në zgjedhje, ish-kryeministri ka artikuluar sërish idenë e protestave. Në mesditë e tha një gjë të tillë, por tani në mbrëmje ka folur sërish në një intervistë.
Ai deklaroi se përmes protestave do t’i japë fund pushtetit të Ramës, ndërsa argumenton se zgjedhjet nuk ishin të lira.
“Ky u dha 860 mijë votuesve para në xhep për t’i dhënë votën, kurse sa janë nën dhe, kemi fenomenin Doshi. Partia e Doshit është rritur 310%, krahasim me 2019 se po ta krahasosh me kur ia ka marrë Gjinushit është rritur me 2 mijë për qind. Ai ka vetëm blerje”, thekson Berisha duke shtuar se Rama përdor Doshin për të blerë vota, ndërsa dhe vetë Rama blen akoma më shumë vota. “Nuk ka zgjedhje me Ramën”, thekson Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha nuk ka lënë pa ironizuar as ambasadoren amerikane, Yuri Kim, për të cilën shprehet se kimizmi i saj me Ramën ka kufi vetëm qiellin.
“Ky thotë Kodi Zgjedhor është kinezëri. Marrëveshja e fundit që u bë me ndërmjetësimin e guvernatores ai e hodhi poshtë. Ajo nuk foli më se kimizmi i tyre ka kufi vetëm qiellin”, tha Berisha në "Vizon Plus".
Lini një Përgjigje