
Ish-kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar për situatën kaotike sot në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai dënon sulmin ndaj forcave të KFOR. Po ashtu ka kërkuar maturi nga ana e autoriteteve të Kosovës.
“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim.
Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA ????????, BE ????????dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, tha ai.
Lini një Përgjigje