TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2023, 07:28

“Na kanë halë në sy”, Qori: Jemi sulmuar nga oligarkët dhe nga media!

Shkruar nga Pamfleti
“Na kanë halë në sy”, Qori: Jemi sulmuar nga
Arlind Qori

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori është shprehur se fakti që forca politike që ai drejton sulmohet nga të gjithë, do të thotë që ata e kanë si “halë në sy”.

Qori tha se, “Lëvizja Bashkë” është e vetmja forcë që është sulmuar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga oligarkët dhe media vetë.

Fakti që sulmohemi nga të gjithë, do të thotë që ne jemi “halë në sy” për ta. Ne jemi e vetmja forcë që jemi sulmuar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga oligarkët dhe media”, u shpreh Qori.

Qori po ashtu shtoi se edhe pse një forcë politike shumë e re, e themeluar në dhjetor të vitit të kaluar, ka arritur shumë në kaq pak kohë të marrë zemrën e 5% të qytetarëve të Tiranës.

Lëvizja Bashkë u themelua në dhjetor 2022 dhe arriti të marrë zemrën e 5 për qind të qytetarëve të Tiranës. Fakti që 14 mijë qytetarë të Tiranës na kanë besuar votën e tyre në kushte shumë të vështira, unë mendoj që e reja po lind dhe lidhet me emrin e Lëvizjes Bashkë," tha Qori në një intervistë për mediat.

arlind qori

Lini një Përgjigje