TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2023, 08:35

A do ta marrë Jorida Tabaku drejtimin e PD? Përgjigjet deputetja demokrate

Shkruar nga Pamfleti
A do ta marrë Jorida Tabaku drejtimin e PD? Përgjigjet deputetja
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për të ardhmen e partisë, ku ndër të tjera u fol dhe për një garë të mundshme të saj për kryetare.

Deri në këto momente, Tabaku u shpreh se nuk ishte ende e qartë se çfarë do të ndodhte me zgjedhjet në PD.


“Javës tjetër në kryesi unë do të diskutoj këto propozime, mënyrën se si unë e shoh Partinë Demokratike të ringrihet, mënyrën se si unë e shoh votuesin demokrat, por edhe më gjerë që të ketë një alternativë, që të kenë shpresë dhe ta shohin te ne ndryshimin, pastaj i takon kryesisë për hapjen e një procesi votimi, për hapjen e një procesi reflektimi apo dëgjesave dhe në varësi edhe të diskutimeve që do të kemi atje, do të marrim edhe vendimet që na takojnë secilit.” , u shpreh Tabaku e ftuar në emision"Now".

Ndërsa moderatorja Erla Mëhilli, deputetja nënkuptoi se kjo ishte një përgjigje që tregonte se Tabaku ishte e hapur për pozicionin e kryetares.

Por Tabaku theksoi se nuk ishte në interesin e saj karrigia e kreytare së PD, për momentin partia ka nevojë për bashkim.

jorida tabaku kreu i pd

Lini një Përgjigje