
Kryeministri Edi Rama ka shmangur qëndrimin sa i takon mungesës së Albin Kurtit në takimin e sotëm me liderët e rajonit.
Kryeministri ftoi në një takim informal kryeministrat e vendeve fqinje dhe komisioneri Varhelyi. Pas takimit ai doli para gazetarëve, të cilët e pyetën se si e pa mungesën e Kurtit. Por Rama u mundua ta shmangte. “Nuk shoh asnjë interes. Kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi”, tha ai.
Më pas shefi i qeverisë u pyet mbi ata që i kanë ngrënë kumbulla pas shpine. Një prej gazetareve i numëroi emrat që janë në burg, duke e mbyllur me dhunën barbare të Rrajave. Por Rama shmangi komentet.
Edhe pse gazetarja këmbënguli se nuk ka folur për Rrajat, të cilët i mbronte kohë më parë dhe sulmonte komisarin e policisë, Rama pati të njëjtën përgjigje: “Qëndrimin time keni në Facebook” në videon që u kam adresuar shqiptarëve”.
Lini një Përgjigje